Ushtarët e KFOR-it mbikëqyrin situatën në Jarinjë...
Delegacioni i Gjermanisë në NATO ka njoftuar se deri në 400 ushtarë gjermanë pritet t’i bashkohen KFOR-it.
Në njoftimin për media thuhet se pjesëmarrja e Gjermanisë në misionin paqeruajtës ndërkombëtar, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
“Pjesëmarrja e Gjermanisë në Forcën kosovare të udhëhequr nga NATO (KFOR), një mision paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë që nga qershori i vitit 1999, pasqyron përkushtimin e saj për stabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon. Sipas mandatit aktual të pafund, deri në 400 ushtarë gjermanë mund të dislokohen në KFOR”, bëhet e ditur në njoftim. Mes tjerash thuhet se roli kryesor i ushtarëve gjermanë që shërbejnë përkrah ushtarëve nga 26 vende të tjera që bëjnë pjesë në KFOR-it, është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, koordinimi i ndihmës humanitare ndërkombëtare dhe asistimi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
KFOR-i ka aktualisht rreth 4 mijën e 500 trupa në Kosovë nga 27 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…