Lidhur me vrasjen e rëndë e cila ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku mbet i vrarë 30-vjeçari, Gazmend Hyseni nga bashkëmoshatari i tij, Qendrim Januzi, përmes një postimi ka reaguar një qytetar i cili ka qenë dëshmitarë i rastit.
Qytetari përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka parë viktimën të lënduar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai është ankuar se viktima aty ka qëndruar për gjysmë ore, derisa edhe nga koka i rrjedhte gjaku.
Ai ka shkruar se si dëshmi janë kamerat e sigurisë “merrni kamerat e sigurisë tek posta e madhe, aty qëndron për gjysmë ore që i dilte nga koka gjaku pa ndalë. Nëse janë pamjet e kamerave afrohem dhe i them: ‘Hajde shkojna në emërgjencë se prej gjakderdhjes që ki vdes’, një maicë e verdhë sportive e mbuluar me gjak, dy shokë i jepnin palloma për ta ndalë gjakderdhjen“.
Ai ka treguar se ky rast ka ndodhur rreth orës 19:25.
“‘Hec kqyri puntë e tua, mkanë rre shoktë për Feron, pardje jam hi live ja kam palu ja kam dhi karierën’”, ka shkruar qytetari.
Ai ka bërë të ditur se aty ka qëndruar për dy minuta, pastaj ka kontaktuar policinë katër herë radhazi.
“Kam qëndruar me thënë 2 minuta jam larguar edhe e kam thirrë 4 herë policinë, ama 4 herë kam fol e ju thash: ‘O burrë një djal e kanë therr te posta është i mlun me gjak’.
Ai tutje ka shkruar se: “Ky djali i therrur doli pas bibliotekës pas me thënë 20 minuta që nuk erdh askush dhe me një birrë ne dorë nuk e pash ku shkoi”.
“Sot kur e lexova çka ka ndodhë, u ndjeva shumë fajtor se ndoshta mund të ishte parandaluar, nëse ish marrë në emergjencë dhe kishin pushuar gjakrat, kish pas tretman mjekësor dhe kish pas rrjedhojë tjetër, ka qenë e shkruar të ndodhë kështu. Qoftë rasti i fundit ky i sotmi, ngushëllime familjes për djalin e tyre dhe uroj të jemi bashkë si qytetarë e institucione!”.
Si dëshmi që ai ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, ka publikuar foton, ku shihen thirrjet e parealizuara.