BREAKING NEWS

Dështim historik në Gjermani, Merz nuk merr votat e mjaftueshme për t’u bërë Kancelar

Friedrich Merz nuk arriti të bëhej Kancelar i Gjermanisë në votimin e parë që u mbajt këtë të martë në Parlamentin gjerman, pasi nuk mori mjaftueshëm mbështetje. Kandidatit të Unionit Kristian Demokrat, që fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme, i duheshin 316 vota nga 630 në Bundestag, por mori vetëm 310.

Dështimi vlerësohet si i paprecedent në historinë moderne gjermane, shkruan A2 CNN, pasi ndodh për herë të parë prej vitit 1949. Bundestagu ka tani 14 ditë për të votuar Merz-in apo një kandidat tjetër si Kancelar.

Sipas Kushtetutës gjermane nuk ka kufizime për numrin e votimeve që do të mbahen, por nëse nuk zgjidhet një kandidat me shumicë absolute, mund të caktohet një Kancelar edhe pa u arritur ajo.

Dështimi i Merz i faturohet disa prej anëtarëve të Partisë Social Demokrate, me të cilën CDU bëri koalicion pas zgjedhjeve. Jo të gjithë socialdemokratët janë të kënaqur me këtë marrëveshje, por kjo që ndodhi të martën do të ketë pasoja për koalicionin.

E pranishme në seancë ishte edhe ish-Kancelarja Angela Merkel.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

12 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

15 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

17 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

17 orë ago