Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për letrën që Qeveria ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta njoftuar rreth hapave për hartimin e draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në maj të këtij viti.
Në një intervistë në emisionin “Kallxo Përnime”, Osmani fajin për ketë moskoordinim e ka hedhur te Qeveria.
“Krejt nuk ka qenë e pakoordinume. Pjesa ma e rëndësishme, pikërisht aty ku u kompliku puna, aty ka mungu koordinimi. Dhe për fat të keq po i shohim pasojat. Ju e dini kush e prishi dasmën sepse jemi deklaru për atë punë publikisht. Tash duhet me u rishiku qysh me i bashkë forcat” – tha ajo.
Në pyetjen se a ka prishur punë kryeministri Albin Kurti apo ministrja Donika Gërvalla, presidentja Osmani u përgjigj duke thënë “Qeveria e Republikës së Kosovës”.
Osmani tha se ajo nuk është pajtuar kur Qeveria e ka ofruar Asociacionin.
“Më së shumti e kanë prishur ata që kërkojshin që Asociacioni me u bë parakusht për një organizatë të të drejtave të njeriut që as nuk e ka standard Asociacionin. Unë nuk jam pajtu kur Qeveria e ka ofru Asociacionin. Ka qenë gabim. Në atë fazë kur nuk ka mujtë as me të kry punë. Dihet kush e ka ofru Asociacionin pesë minuta në 12:00. Nuk e kam ofru unë. Qeveria e Kosovës. Letra u dërgu ne emër të Qeverisë”- u shpreh ajo.
Osmani tha se ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur kjo ngjarje, por askush nuk e ka thirrur.
“Unë kam qenë në Kosovë kur ka ndodhur kjo punë. Askush nuk ka provu me thirr, as me njoftu. Pastaj janë mburrë me atë qasje që s’e kanë konsultu presidenten e Republikës së Kosovës, se si individë nuk me mbetet hatri”- tha Osmani.
Më 16.05.2024, Presidenca e Kosovës kishte reaguar në lidhje me letrën që Qeveria ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta njoftuar rreth hapave për hartimin dhe draft-statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Paraprakisht, të njëjtën ditë, ministrja Gërvalla- Schwarz në konferencën për media e pyetur nga gazetarët se a ka pasur dakordim mes institucioneve për letrën e dërguar në KiE, ajo tha se “koordinimi në institucioneve është si rrallëherë në një nivel të jashtëzakonshëm”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…