POLITIKE

Dështoi të bëhet deputet, kandidati i partisë FJALA i rikthehet zanatit të vjetër të çobanit

Imami Bedri Bytyqi, i cili kishte kandiduar për deputet nga partia FJALA, i është rekthyer zanatit të vjetër të çobanit.

Imami Bedri Bytyqi, në vitin 2018 kishte shkakëtuar reagime të mëdha rreth një statusi të tij me rastin e vdekjes së babait të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ku iu kishte bërë thirrje hoxhallarëve që të mos marrin pjesë në varrimin e Hilmi Haradinajt.

Në profilin e tij Imami Bytyqi, me sotalgji të madhe shkroi një poezi për kohën kur ishte çoban.

Kjo është poezia:

Ditëve të çobanisë,
përsëri unë sot u ktheva!
Nuk takoj asnjë çoban,
sa keq u ndieva!

Këto male e këto brigje,
me bagëti unë i kalova.
Ishin vitet më të mira,
që në jetë i përjetova!

Sa me mallë mu rikthyen kujtimet,
çdo minut paska qenë me vlerë!
Sidomos mbrëmjeve të zakonshme,
kur babai më priste në derë!

Mëngjesi në shkollë, pasditja në mal!
Ishte rutina ime ditore.
Në shpinë e mbaja janxhikun e bukës,
e librin se lëshoja prej dore.

Shkolla m’i mësoj rrugët,
mali ma mësoj ecjen.
Gjithçka në jetë kalon e zhduket,
veç kujtimet gjallë mbeten!

U kujtofsha për herë për të mirë,
se e keqja s’më bën nder!
Për çdo hap që kemi bërë
Ka shënime në defter!

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

7 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

7 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

11 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

12 orë ago

Serbët ‘bukë me vete’ në Shqipëri, ekipi i Stojkovic mbërrin sot në Tiranë! Masa të forta sigurie

Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…

12 orë ago

“Trump duhet të shkarkohet, t’a zëvendësojë JD Vance”, shtatë ditët e përplasjes së Presidentit me Elon Musk

Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…

12 orë ago