Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan pati fluks të pazakontë, mbrëmjen e së shtunës dhe të dielën. Mbi 320 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë. Ata dyshohet se janë helmuar nga uji i pijes.
Familje të tëra nga nëntë fshatra të kësaj zone janë sëmurë papritur, përcjell klankosova.tv.
Sipas mjekut familjar Erblin Beqiraj, simptomat janë të ngjashme te të gjithë pacientët, vjellje dhe diarre. Ky shtoi se diagnoza fillestare tregon për epidemi ujore, por nuk përjashtohet as ajri si burim.
Drejtori i QKMF-së, Selmon Berisha, tha se po punohet me kapacitetet e nevojshme për trajtimin e pacientëve, ndërsa tregon se janë ndërmarrë hapat për t’u mësuar shkaqet e helmimit që pritet të dalin të hënën.
Pas panikut të krijuar, vendin e vizitoi edhe i pari i komunës, Bashkim Ramosaj që thirri për qetësi.
Ndërkaq, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” nuk qenë të qasshëm të dielën për t’u sqaruar lidhur me dyshimet se helmimi erdhi nga uji që menaxhohet prej saj.
Veçse në një reagim në Facebook apeluan qytetarët e fshatrave të prekura që të mos e përdorin ujin derisa të përfundojnë analizat e nevojshme.
Mirëpo në disa video të siguruara na Klan Kosova, shihet se uji nga çezmat nuk ka dalë krejtësisht i pastër.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…