LAJME

Detaje nga rrëmbimi i 22-vjeçarit në Prishtinë: Borxhlinjtë e rrahën dhe ia morën veturën për 200 euro që s’i ktheu

Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar incidente, e madje kanë eskaluar edhe në sulme e kërcënime serioze. Por ndryshe prej këtyre rasteve i ka ndodhur një 21-vjeçari në Prishtinë.

Huazimi i 200 eurove dhe moskthimi i të hollave që ia kanë kërkuar tre  persona i ka kushtuar me rrëmbim. Sinjali ka detajet e këtij rasti që ndodhi para dy ditësh dhe aksionit të Policisë për arrestimin e personave të dyshuar.

Dy persona që dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tashmë ndodhen në prangat e Policisë, teksa një tjetër është shpallur në kërkim.

Por si ndodhi rasti?

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu është rrëmbyer të dielën në mbrëmje nga tre persona, afër shtëpisë së tij në Hajvali, ku është marrë me dhunë nga të dyshuarit dhe është dërguar në një fshat të Prishtinës.

Siç mëson Sinjali, tre të dyshuarit, të cilët kërkonin nga i riu paratë që ua kishte marrë, e kanë sulmuar fizikisht të njëjtin si “hakmarrje” e madje edhe e kanë kërcënuar seriozisht me një armë të gjatë.

Për të mos mbaruar me kaq, sipas të njëjtave burime, të dyshuarit më pas kanë vendosur që t’ia marrin veturën viktimës, si “kompensim” në vend të 200 eurove dhe të njëjtin e kanë kthyer sërish te shtëpia e tij.

Posa rasti është denoncuar, njësitë policore janë vënë në lëvizje për të identifikuar të dyshuarit, dy prej të cilëve janë prangosur – teksa shtëpitë e tyre kanë qenë cak i bastisjeve.

Si rezultat i kontrolleve që janë kryer, janë gjetur çelësi i veturës së viktimës, një armë dhe dëshmi të tjera, që janë sekuestruar si prova lidhur me rastin.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin dhe më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe dorëzimin e kallëzimit brenda afatit ligjor, ndërsa hetimet për kapjen e të dyshuarit të tretë po vazhdojnë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago