LAJME

Detaje nga rrëmbimi i 64-vjeçarit në Prishtinë, një person dyshohet se e mbajti në mal disa orë

Denoncimi i një rasti të rrëmbimit në Prishtinë ka aktivizuar Policinë mbrëmjen e së hënës, për të marrë informacione dhe për ta gjetur personin që dyshohej se ishte kidnapuar. Detajet e rastit u zbuluan pasi viktima u paraqit vet në stacion policor, teksa tashmë është iniciuar hetim për zbardhjen e ngjarjes, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, bëhet fjalë për një 64-vjeçar, i cili dyshohet se është rrëmbyer gjatë ditës së djeshme nga një person, për motive akoma të panjohura.

Në bazë të informacioneve të para, rasti është raportuar nga një qytetar, i cili ka deklaruar se miku i tij – viktima, është rrëmbyer dhe është dërguar në një mal, afër Prishtinës.

Posa Policia është njoftuar për rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, por që viktima nuk është hasur, derisa i njëjti shkoi vet në stacion dhe dha deklaratën e tij.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Rrëmbimi” dhe identifikimin e personit të dyshuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

27 minuta ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

2 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

4 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

4 orë ago