Diskoteka “Venom” që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, mbrëmë pas mesnatës është sulmuar me armë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se sipas informatave të para, objekti i diskotekës u gjuajt me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar nga një automjet që ishte në lëvizje.
Pasi njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 20 gëzhoja që u shkrepën nga të dyshuarit.
Ende s’dihen motivet e sulmit.