LAJME

‘Në Shqipëri kujtojnë vetëm të këqijat’, raportet mes Kadaresë e Agollit dhe takimi i fundit! Dritëroi: Pa kundërshtim s’mund ta duash tjetri

Në rrjet po qarkullon një video e Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit. Ky është takimi fundit mes dy shkrimtarëve vite më parë, pak pasi Kadare u kthye nga Franca për t’u vendosur në Tiranë.

Në videon e publikuar nga faqja në Instagram ‘n’Dritëro’, dy shkrimtarët flasin për raportet me njëri-tjetrin.

Kadare madje sjell në vëmendje të Agollit një intervistë që ai kishte dhënë ku ishte pyetur për Dritëroin dhe kontradiktat që kanë pasur me njëri-tjetrin. Më poshtë gjeni bisedën mes dy shkrimtarëve.

Pjesë nga biseda mes Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit

Ismail Kadare: Kam dhënë një intervistë shumë të rëndësishme, tek specialisti më i madh për botën komuniste, Stéphane Courtois dhe ai më ka bërë një pyetje. Zoti Kadare, keni pasur kontradikta me Dritëro Agollin dhe vë re në intervistën tuaj që ju jeni i butë me të. E shpjegoj pse unë, kemi qenë shokë të vjetër dhe ajo ka mbetur gjithmonë e gjithmonë…Kryesorja është ajo dhe kryesorja ne jemi shkrimtarë të dy. Dhe i shpjegoj një detaj, një hollësi, dhe i them edhe kur ka pasur gjendje të acaruar në Shqipëri, unë kujtoja Agollin, i ka thënë time shoqes në shkallë. I ka tundur gishtin i ka thënë: ‘Dëgjo t’i Helena, në ka njeri që e do më shumë burrin tënd jam unë’. Dhe unë për çudi them, e besova. Tani Stéphane Courtois tha, dhe unë e besoj. Shiko sa interesante, një i huaj.

Ismail Kadare: Në Shqipëri është zakon i keq, kujtojnë vetëm të këqijat. Të këqija gjen kudo në jetën e njeriut, episode të këqija, acarime, njolla. Ne ato kujtojmë. Ne nuk kujtojmë të mirat dhe këtu është përparimi i një kombi, i mirë ose i mbrapshtë. Rruga e mbrapshtë është kur kujton vetëm të ligat dhe rruga e mbarë kur përpiqet t’i mënjanojë ato dhe të kujtojë vetëm të mirat/. Të mirat ne nuk i duam. Kjo është historia, ne jemi shkrimtarë, ne jemi për tjetër gjë…kemi ardhur në këtë botë.

Dritëro Agolli: Unë mendoj që po nuk pate kundërshtim nuk mund ta duash tjetrin. Pa kundërshtim, nuk ka lindur shkenca, as letërsia. Po të ishin të gjithë shkrimtarët dakord të gjithë, asnjë shkrimtar nuk do kishte në botë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

6 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

16 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

20 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

20 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

23 orë ago