POLITIKE

Detaje të reja, si u nënshkrua marrëveshja Kosovë- Serbi me ndërmjetësim të njerëzve kryesorë të Trump-it

Diplomatët amerikanë e organizuan të hënën nënshkrimin e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë për rifillimin e fluturimeve komerciale me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve ballkanike.

Serbia dhe Kosova kanë mbetur fqinj të parehatshëm mes vete që nga lufta e viteve 1998-1999, në të cilën mbi 10 mijë persona u vranë dhe më shumë se 1 milion të tjerë mbetën pa strehë, shkruan agjencia “Associated Press”.

Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, Robert O’Brien tha se marrëveshja e nënshkruar në Berlin mes përfaqësuesve të të dyja vendeve paraqet një marrëveshje historike, duke i cilësuar linjat ajrore komerciale si jetike për ekonominë moderne.

Ai tha se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur fluturime komerciale qe 21 vjet. Tash për tash, për të udhëtuar nga Prishtina në Beograd nevojiten mbi pesë orë përmes transportit tokësor.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri serb i ekonomisë, Milun Trivulac, dhe drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Eset Berisha. Nënshkrimi ndodhi në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Berlin. Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, shërben edhe si i dërguar special i presidentit Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë.

Fluturimet 25-minutëshe mes Prishtinës dhe Beogradit do të realizohen nga kompania “Eurowings”, e cila është pjesë e kompanisë “Lufthansa”. Kompania “Eurowings” e ka një aeroplan të stacionuar në Aeroportin e Prishtinës.

Michael Knitter, shef i operativës në kompaninë “Eurowings”, tha se fluturimet do të fillojnë pasi të dyja vendet t’i largojnë pengesat që ekzistojnë në rregulloret për aviacion.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

3 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

7 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

18 orë ago