Kosovari 30-vjeçar, Armin Neziri, është vrarë me armë zjarri të enjten rreth orës 13:30 në qendër të Hanoverit në Gjermani.
Neziri është qëlluar për vdekje derisa ishte duke ngasur makinen e tij Porsche, nga persona ende të panjohur.
Zëdhënësi i Policisë, Michaek Bertram ka thënë se dyshohet se kishte një zënkë të ashpër mes Nezirit dhe një personi i cili po drejtonte një veturë të tipit Mercedes Benz, pak minuta para vrasjes.
Dëshmitarët kanë se ka pasur të shtëna nga një makinë Mercedes-Benz.
Pas të shtënave, makina Porsche është përplasur dhe drejtuesi ka vdekur pavarësisht përpjekjeve për kthim në jetë.
Në ngjarje dyshohet se janë përfshirë më shumë se dy persona.
“Sipas dëshmitarëve drejtuesi i Mercedes Benz ka ikur në këmbë pas incidentit, derisa një kontroll i menjëhershëm i policisë nuk ka rezultuar i sukseshëm”, ka thënë Policia.
Armin Neziri ishte mitrovicas që tash e një kohë jetonte në Gjermani, teksa ishte biri i vetëm në familje.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…