Autorët e sulmit terrorist në Bondi Beach, ku u vranë 15 persona gjatë një feste të Hanukës, kishin marrë trajnim të stilit ushtarak në Filipine vetëm një muaj përpara masakrës, sipas burimeve të sigurisë të cituara nga ABC Australia.
Sajid dhe Naveed Akram, babë e bir, udhëtuan drejt Filipineve në fillim të muajit nëntor, ku më pas u zhvendosën në jug të vendit dhe iu nënshtruan trajnimeve ushtarake, ka konfirmuar një zyrtar i lartë i kundërterrorizmit, duke folur në kushte anonimiteti për transmetuesin publik australian.
Sipas hetimeve, Naveed Akram, 24 vjeç, kishte prej kohësh lidhje me individë të njohur të rrjeteve pro–Shtetit Islamik (IS) në Australi, përfshirë predikuesin ekstremist Wisam Haddad dhe rekrutuesin e dënuar të të rinjve për ISIS-in, Youssef Uweinat, raporton ABC.
Përmes avokatit të tij, Haddad ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e Bondi Beach.
Autoritetet po hetojnë tashmë lidhjet e dy autorëve me një rrjet xhihadist ndërkombëtar, pasi është konfirmuar se ata udhëtuan drejt Manilës më 1 nëntor, përpara se të shkonin në jug të Filipineve. Byroja e Imigracionit të Filipineve konfirmoi se destinacioni i deklaruar i tyre ishte qyteti Davao.
“Autorët u larguan nga vendi më 28 nëntor 2025, përmes një fluturimi lidhës nga Davao në Manila, me Sidnein si destinacion përfundimtar”, deklaroi për ABC zëdhënësja e Byrosë së Imigracionit, Dana Sandoval.
Sipas saj, Sajid Akram hyri në Filipine me pasaportë indiane, ndërsa djali i tij, Naveed Akram, përdori pasaportë australiane. Davao ndodhet në ishullin Mindanao, një zonë e njohur prej dekadash si vatër e grupeve militante islamiste.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…