Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK) ka bërë thirrje për respektim të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës dhe ndalim të çdo rritje të pajustifikuar të çmimeve gjatë festave të fundvitit.
Në thirrjen e publikuar në faqen e AKK-së në Facebook thuhet se çdo marrëveshje, bashkërendim apo veprim i njëanshëm ndërmjet bizneseve që ka për qëllim ose efekt rritjen artificiale të çmimeve, ndarjen e tregut, kufizimin e konkurrencës apo abuzimin me pozitën e përbashkët dominuese, përbën shkelje të rëndë të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës dhe është subjekt i sanksioneve ligjore.
Tutje thuhet se që nga fillimi i muajit dhjetor dhe deri në fund të këtij viti, të gjithë inspektorët e Autoritetit të Konkurrencës do të jenë çdo ditë në terren duke monitoruar me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet dhe rritjet e çmimeve në treg.
“Me afrimin e festave të fundvitit dhe rritjen e kërkesës për produkte dhe shërbime, Autoriteti i Konkurrencës u bën apel të gjitha bizneseve dhe operatorëve ekonomikë që të përmbahen nga çdo rritje e pajustifikuar e çmimeve, në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës”, thuhet në thirrjen e AKK-së
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…