BREAKING NEWS

Detajet/ Vajza ndërroi jetë, burri në gjendje të rëndë, dyshohet se çifti në Librazhd u helmua nga persona të tjerë

Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i çiftit të dy të rinjve në Librazhd. Burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo e një helmimi të mundshëm që persona të tjerë mund t’i kenë bërë çiftit të sapomartuar.

Ndërkohë policia po merr në pyetje persona të ndryshëm, familjarë e të afërm të çiftit për të nxjerrë detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë.Policia ka ngritur dyshime të tjera edhe pas ekspertizë mjekësore, pasi dy të rinjve u vinte aroma e fotoksinës. Megjithatë në ambientin ku ata u gjendën nuk ka patur asnjë ambalazh të kësaj lënde helmuese.

Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologut sasi e fotoksinës në trupin e burrit dhe të vajzës e cila ndërroi jetë, është e madhe. Fotoksina mendohet të jetë futur në ushqim ose në pije, dhe duhen disa orë nga konsumimi që era e fotoksinës të dale si aromë pasi është tretur në organizëm, lëng, apo ushqimin në të cilën është tretur. Konkretisht në morgun e spitalit aroma e fortë e fotoksinës i ka ardhur vajzës, ndërsa në momentin e parë mjekët ishin të paqartë se si ishin helmuar.

Ndërkohë mjekët shpjegojnë se kur fotoksina pihet pa shoqërues era e saj nuhatet menjëherë kur ajo përdoret me diçka tjetër si pije apo ushqim era e saj del pas disa orësh, kjo është indicija që shtyn policinë të hetojë në këtë drejtim pasi nga të gjitha dëshmitë, çifti nuk kishte pasur asnjë konflikt me njëri tjetrin. Familjaret kanë deklaruar në Polici se nuk ka pasur kurrë gjatë këtyre 5 ditëve që nusja ishte bërë pjesë e familjes se tyre debate apo grindje.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

14 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

2 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

6 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago