Ukrainasit, Yarina Arieva dhe Sviatoslav Furisn, janë martuar vetëm pak orë pasi Rusia nisi pushtimin e vendlindjes së tyre. Ata kaluan orët e para si çift duke m,bledhur armë dhe u bërë gati për mbrojtjen e Ukrainës.
Ishte menduar që dasma të organizohej në maj, por të rinjtë e dashuruar nuk ishin të sigurt se çfarë do t’u sillte jeta në luftë.
Arieva dhe Fursin janë bërë pjesë e Forcave të Mbrojtjes Territoriale, degë e forcave të armatosura të Ukrainës,m që përbëhet prej vullnetarëve. Menjëherë pas martesës, çifti shkoi në selinë e partisë së tyre politike. Solidariteti Evropian.
“Tani jemi këtu dhe po bëjmë çmos. Ka shumë punë për të bërë, por megjithatë, shpresoj se gjithçka do të jetë në rregull”, ka thënë Arieva, duke shtuar se armë u janë dhënë edhe vullnetarëve që nuk ishin pjesë e lëvizjeve mbrojtëse.