Shqipëria po përballet me fatkeqësinë natyrore më të madhe gjatë dekadave të fundit, ku një tërmet 6.4 i shkallës Rihter la pas 51 viktima, mbi 900 të plagosur, si dhe mijëra ndërtesa, pallate e banesa të dëmtuara e të rrënuara.
Solidariteti ndaj shqiptarëve për të tërmetin ka qenë i jashtëzakonshëm dhe përtej kufijve tanë, ku përveç vëllezërve e motrave shqiptarë të Kosovës, kontribute dhe donacione kanë dhënë edhe shqiptarë që jetojnë në Europë dhe vende të tjera, por jo vetëm.
Këtij solidarizimi pa kufij i janë bashkëngjitur edhe shtetas të huaj, të cilët kanë ofruar ndihmën e tyre për të prekurit nga tërmeti, në forma e mënyra të ndryshme.
Edhe italianët janë solidarizuar për shqiptarët që kanë humbur jetën, të plagosurit dhe personat e dëmtuar nga lëkundjet e fuqishme.
Mediat italiane shkruajnë se një banderolë është vendosur tek kolonat e ish-Bankës Napolitane në Teramo, për të treguar se shqiptarët nuk janë vetëm në këtë situatë të vështirë për ta.
Në banderolë shkruhet:
“Dhimbja juaj, është edhe e jona. Për popullin tonë fqinjë shqiptar.”
Këshilli rajonal i Teramos, i kryesuar nga presidenti Marco Marsilio autorizoi ndërhyrjen e kërkuar nga Departamenti Kombëtar i Mbrojtjes Civile për popullatën shqiptare.
Kjo kërkesë ka të bëjë