Ka vdekur sot ikona e muzikës shqipe Nexhmie Pagarusha.
Ajo është e njohur si një grua, e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.
Ajo, asnjëherë nuk ka pranuar të këndonte diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndonte në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmie është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.
Nexhmie Pagarusha, ka përfuduar Shkollën e Muzikës, në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.
1.Në vitet e rinisë Nexhmia ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoveni, Verdi e shumë emra të mëdhenj
2. Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.
3.Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë
4.Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj, Rexho Mulliqi
5.Nexhmia është krahasuar me yjet më të mëdhenj botërorëe, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Po ashtu profesorët e Shkollës së Muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmien me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.
6.Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.
7.Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim
8.Frika më e madhe e saj ishte aeroplani.
9.Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllai i saj për Gazetën Metro, gjithmonë do t’i falenderohet atij për suksesin e saj.
10.E ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku kishte filluar të bërtiste dhe të mos e lejonte të këndonte shqip. Ata i kanë kërkuar të këndonte në gjuhën serbe por Nexhmia i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzar menjëherë kërkesën e tyre.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…