Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat. Por ndryshe ka ndodhur së fundmi në një familje në rrugën ‘Dëshmorët e Demokracisë’ në Rahovec, ku një grua dyshohet se e ka bërë për spital bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar detaje nga ngjarja ku janë përfshirë çifti të cilët përfunduan në Polici.
Bazuar në dëshminë e 42-vjeçarit, derisa ishin duke qëndruar në shtëpinë e tyre, pas një konflikti bashkëshortja e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me telekomandën e televizorit. Si pasojë e kësaj ai ka marrë lëndime në kokë, ku ka pësuar çarje dhe i është nevojitur tretman mjekësor.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 43-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.
Ndryshe, rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…
Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…