LAJME

Dhunimi i 11-vjeçares nga pesë persona në Prishtinë, dy të ndaluarit dalin përball gjyqtarit për masën e paraburgimit

Dy nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçare në rrugën “Hys Popova” në Prishtinë, pritet të dalin para gjyqtarit të procedurës paraprake, pas kërkesës së Prokurorisë për t’i çuar në paraburgim. Gazeta Sinjali raportoi me detaje për këtë rast të trishtë, ku të dyshuarit tashmë të identifikuar Ekrem Rexha dhe G.R., dhe tre të tjerë keqtrajtuan seksualisht të miturën në disa lokacione.

Kërkesën për paraburgim e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar (njëri madhor dhe tjetri i mitur), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente”.

Kjo ngjarje e trishtë u zbulua pas denoncimit të nënës së vajzës e cila bashkë me të bijën kanë raportuar në Polici për tmerrin që ka përjetuar ajo për disa orë.

Bazuar në dëshminë e nënës së saj, thuhet se vajza kishte dalë nga shtëpia, të shtunën në orët e mbrëmjes dhe nuk ka pasur asnjë informacion për fatin e saj. Ajo u trondit, kur pas mesnate, vajza u gjet dhe në gjendje të keqe emocionale rrëfeu se çfarë i kishte ndodhur. Para hetuesve dhe zyrtarëve për punë sociale, 11-vjeçarja ka treguar se e kanë dhunuar pesë persona, në disa lokacione të ndryshme, teksa ende nuk dihen detajet të reja.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

47 minuta ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

8 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

12 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

13 orë ago