Dhurata nga qeramika që mori Johnson e Zelensky nga qytetarja e Kharkivit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë shëtitjes nëpër rrugët e zbrazura të Kievit morën një dhuratë nga një ukrainase.

Bëhet fjalë për gjelin nga qeramika, që u projektua fillimisht nga artisti dhe skulptori i famshëm ukrainas, Prokop Bidasiuik.

Gjeli nga qeramika që u bë simbol simbol i qëndrueshmërisë ukrainase, pasi një i tillë, i mbijetoi një sulmi rus mbi një kuzhinë, iu dha Johnsonit e Zelenskyt.

“Unë jam nga Londra”, tha Johnson, për të cilin gruaja u përgjigj me një buzëqeshje duke i thënë “e di, unë jam nga Kharkivi”.

Kujtojmë se Johnson ishte në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar, duke zhvilluar takime me presidentin ukrainas për të përcaktuar një paketë të re ndihme financiare dhe ushtarake.

Vizita erdhi një ditë pasi Johnson njoftoi një ndihmë të mëtejshme ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar me vlerë 100 milion funta për forcat ukrainase, duke përfshirë armatimin anti-tank dhe anti-ajror.