POLITIKE

Këto janë pasojat që po i bartë Dick Marty pasi bashkëpunoi me shërbimin sekret serb

Serbia sot dëshiron ta vrasë Dick Martyn, por dikur diplomati serb lavdërohej se e kishte bindur atë që ta shkruante raportin që e dëmtoi imazhin e Kosovës jashtëzakonisht shumë nëpër botë.

Madje, sot edhe ish-krerët e UÇK-së po mbahen në paraburgim në Hagë, pasi që bashkësia ndërkombëtare kishte kërkuar që të themelohej Gjykata Speciale, e cila do të merrej me pretendimet e raportit të Dick Martyt.

Diplomati serb, Milan Protiq, jo shumë kohë më parë ishte lavdëruar duke thënë se ishte personi kyç që ndikoi në formimin e Gjykatës Speciale. Ai kishte deklaruar se e kishte bindur prokurorin zviceran, Dick Marty, që të shkruante raportin për krimet e pretenduara të shqiptarëve.

Këto deklarata, Protiq i kishte bërë gjatë një emisioni në Tv Happy në Serbi, ku kishte treguar edhe prapaskenat e përgatitjes së këtij raporti.

Protiq kishte pretenduar se për rreth 1 vit e gjysmë kishte bërë përpjekje që ta takonte Martyn dhe t’ia dorëzonte raportin e Prokurorisë Serbe për Krime Lufte.

Në këtë emision, ai kishte konfirmuar se raporti i Dick Martyt për pretendimet e krimeve të kryera nga shqiptarët ishte i mbështetur plotësisht në raportin 1000 faqesh të Prokurorisë Serbe.

Megjithatë, serbët tek të cilët Dick Marty u mbështet kaq shumë, sot janë duke i shkaktuar probleme mjaft të mëdha atij.

Gjatë së shtunës, emisioni “Mise au Point” i televizionit zviceran RTS, publikoi një hulumtim për Dick Martyn, ku u raportua që ish-prokurori i njohur zviceran është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe, që e gjitha kjo t’i vishej kosovarëve me të vetmin qëllim, diskreditimin e Kosovës.

Për pasojë, sipas televizionit publik zviceran, ka 16 muaj që ish-raportuesi në Këshillin e Evropës, Dick Marty, është duke u mbrojtur nga forcat zvicerane, pasi që ka marrë kërcënime nga elementë radikalë të shërbimit inteligjent serb, përcjell Demokracia.com.

E përditshmja zvicerane “Tagesanzeiger” ka raportuar se Këshilli Federal ka mobilizuar edhe ushtarët elitë për të mbrojtur Dick Martyn, pasi që rreziku për jetën e tij është shumë i madh.

Lidhur me këtë situatë, tani ka folur edhe Marty, i cili dikur serbëve u besoi mjaft shumë.

“Kërcënimi me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve. Sa për vrasësit, ata do të ishin pjesë e botës së krimit. Ka veteranë që specializohen në vrasje me urdhër, vrasje të porositura dhe kështu që nuk duhen shumë para për të vrarë dikë”, ka thënë Dick Marty.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

13 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

23 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

23 orë ago