Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Skenderaj, ka ndarë sot paketa me gjëra ushqimore për nevojtarët. Në fotografi të publikuara në rrjetet sociale, shihet ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, duke bërë ndarjen e tyre. Por, mbi pakot, shihen slogane të PDK-së.
Në lidhje me këtë ka reaguar analisti politik Agron Demi, i cili ka akuzuar këtë parti se këtë veprim po e bën për vota, përcjell Bota sot. Ai ka thënë se më e keqe se pandemia e Koronavirusit, është “PANdemia”.
“Po pra. Çka menduat ju? Me ju ndihmu belesh a? Një rrugë e dy punë: tap vajin, tap votën. Ma e keqe se pandemia është veç PANdemia”, ka shkruar Demi në një postim në Facebook.