Ajo është një nga atraksionet kryesore për turistët e pakët që i afrohen Turkmenistanit, një prej regjimeve më të rreptë dhe totalitar të botës.
Pamjet e “Derës së Ferrit”, gjithsesi, ajanë aq impresionuese saqë kanë bërë xhiron e botës. Në mes të shkretëtirës që mbulon pjesë të mirë të territorit turkmen, afro 190 kilometra nga kryeqyteti Ashgabat, ndodhet një gropë me diametër rreth 50 metra, dhe 20 metra e thellë, që ditë dhe natë është i mbuluar nga flakët.
Ish-dentisti që kontrollon vendin me grusht të hekurt nga viti 2007, ka vendosur të mbyllë gropën p\r një seri arsyesh.
Por arsyeja e vërtetë është ekonomike. Vendi është i pasur me burime natyrore, por ngritja domethënëse e gazit në vitet e fundit e shndërron gropën e njohur në një vrimë ku përfundojnë miliona euro.
“Po humbasim burime të vyera, që mund të shfrytëzojmë për të përmirësuar jetën e popullit”, mësohet se ka deklaruar Berdymukhamedov. Mbetet për t’u parë nëse mbyllja do të jetë e lehtë, apo gropa e ferrit do të shndrisë, e vetmuar, në errësirën e shkretëtirës.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…