Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të ulët. Mëngjesin e sotëm, ndërhyrja për shuarjen e flakëve po kryhet nga ajri me një avion Canadair dhe një helikopter, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Për shkak të rrezikut të madh, autoritetet kanë evakuuar mbi 500 turistë nga parku natyror, ndërsa është mbyllur përkohësisht qarkullimi në segmentin Muzinë–Sarandë, pasi flakët kanë mbërritur deri në rrugë. Situatë problematike raportohet edhe në rrugën Bistricë–Muzinë.
Ndërkohë, në fshatin Pecë, vatra e zjarrit është neutralizuar gjatë natës, ndërsa në bashkinë Finiq situata mbetet alarmante dhe në fshatin Leshnicë e Poshtme, disa banesa janë shkrumbuar nga zjarri.
Prej ditësh flakët po përhapen nga një fshat në tjetrin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Një tjetër vatër e madhe u regjistrua pasditen e djeshme në Poliçan të Beratit, ku zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha pyjore në zonat malore dhe po i afrohej me shpejtësi banesave.
Ministria e Mbrojtjes, Emergjencat Civile dhe strukturat vendore të të gjitha bashkive të vendit janë në gatishmëri të plotë dhe po bashkëpunojnë ngushtë me forcat zjarrfikëse për të menaxhuar zjarret në territor.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…