Gazeta Insjaderi ka arritur të siguroj dosjen e prokurorisë për rastin “Fajde” ku u arrestuan dje 17 persona si të dyshuar për veprat penale “Fajde”, “Detyrim” dhe “ Armëmbajtje paleje”.
Driton Podrimqaku 42 vjeçari nga fshati Novosellë i Pejës është në mesin e 17 personave që u arrestuan dje pas një aksioni të madh nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës.
Në këtë dosje thuhet se ai përmes shantazheve e presioneve ka përfituar shuma të mëdha nga viktimat.
Ndër personat që ka rënë viktimë e këtij rrjeti është edhe B.M. Në këtë dosje thuhet se ai fillimisht është kontaktuar nga i dyshuari Driton Podrimqaku i cili i ka thënë se “nëse të duhen para, ta kontaktojë”. Viktima merr borgj 5 mijë euro me kamatë 5 % në emër të interesit për tre muaj ia paguan shumën prej 750 euro (nga 250 në muaj). Kur viktima nuk arrin t’ia paguaj me kohë borxhin i pandehuri i shkojnë në punë dhe i thotë se tani duhet ta paguaj shumën 10 mijë euro dhe në çdo ditë që do të vonohesh do ta paguash shumën prej 1 mijë euro për dënim.
Sipas dosjes, kur viktima ia paguan shumën fillestare prej 5 mijë euro, i pandehuri i thotë se këto para janë veç për një kafe. Atij i thotë se i detyrohet shumën prej 10 mijë euro. Pas disa muajve i shkon prapë në punë dhe i kërkon 25 mije euro për vonesen
Në dosje thuhet se pasi viktima B.M ia ka paguar të gjithë borgjin duke përfshirë edhe 25 mijë euro Driton Podrimqaku I shkon përëri në punë dhe i kërkon që të nënshkruan një kontratë kinse i ka blerë një veturë ne atë vlerë si mbulesë për parat që i ka transferuar në llogarinë e gruas së tij.
Si përfundim viktima ka paguar 40 mijë euro për 5 mijë euro, borgjin bazë që kishte marr në fillim.
Por nuk përfundon këtu, i pandehuri vazhdon t’i kërkoj ende para vitkimes duke e kërcënuar në forma të ndryshme.
Tani, i pandehuri është në ndalim duke pritur masën e paraburgimit.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…