Presidenti i Republikës së Ugandës ka njoftuar se ishte pjesë e hapjes së një qendre tregtare në Serbi.
Yoëeri Kaguta Museveni i cili qe 37 vjet është sundues i Ugandës dhe i cili refuzon t’ia dorëzojë pushtetin dikujt tjetër, pas vizitës që pati në Moskë, shkoi drejt e në Serbi.
Thotë se ky veprim forcon marrëdhëniet e shteti që ai udhëheq me Serbinë e Aleksandar Vuçiqit.
“Unë zyrtarisht hapa Qendrën Tregtare të Ugandës (Uganda Connect) në qytetin e Beogradit. Jam i lumtur sepse kjo qendër forcon më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe hap rrugën për produktet e Ugandës në rajonin e Ballkanit, veçanërisht kafenë tonë të përpunuar”
Museveni ka njoftuar në Tëitter se Serbia ka pranuar të blejë kafenë tonë të përpunuar.
“Ka një sasi kafeje që pihet në Serbi dhe në këtë pjesë të botës, kështu që ne duam të promovojmë kafen tonë që të vijë këtu e përpunuar. Fatmirësisht, Serbia ka pranuar të blejë kafenë tonë të përpunuar. Gjithashtu dua të falënderoj Komitetin Këshillimor Presidencial për Eksportet dhe Zhvillimin Industrial (PACEID) dhe palët e tjera të interesuara që i mundësuan Ugandës të arrijë këtë moment historik të promovimit të produkteve të saj bujqësore në botë. Ky moment historik mund të na ndihmojë gjithashtu të përhapim krahët në pjesë të tjera të botës”, ka shkruar Yoëeri Museveni
Por është Avokati serb Qedomir Stojkoviq ka reaguar pas vizitës së presidentit të Ugandës, Yoëeri Kaguta Museveni në Serbi, duke thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq solli në Beograd diktatorin Museveni.
Stojkoviq ka shkruar në rrjetin social “X”, se ai erdhi në Beograd nga Moska, ku dy ditë më parë mbështeti Putinin dhe ra dakord me të për zgjerimin e ndikimit rus në Afrikë dhe ndërtimin e një centrali bërthamor rus në Ugandë.
“Është koha e fundit që diplomacia perëndimore të pranojë humbjen në Serbi. Të bësh vazhdimisht të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme në çështjen e AleksandAr Vuçiqit, nuk do ta çojë askund mbarë Ballkanin.
Fakti që nja dy flamuj amerikanë shetiten në makinën e një miku të Aleksandar Vuçiqit, ose fakti qe qeveria e Serbisë bën disa deklarata evropiane, por boshe, vetëm do të thotë se qeveria në Serbi është e bindur se është shumë e lehtë të mashtrosh diplomacinë perëndimore me gënjeshtra.
Tolerimi i këtij malinjiteti përmes Aleksandër Vuçiqit do të sjellë të mira në të ardhmen ashtu si tolerimi i malinjitetit në trup. Kanceri nuk shërohet me darka të këndshme dhe fjalë të këndshme”, ka shkruar ai.