BOTA

Diktatori mesjetar Kadyrov ia ndan vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”

Ramzan Kadyrov, diktatori mesjetar i rajonit rus të Çeçenisë në Kaukazin Verior, i ka ndarë vetes medaljen “Heroi i Çeçenisë”.

Medalja që mori Kadyrov më 24 shkurt ishte krijuar nga vetë ai në tetor të vitit të kaluar për të “nderuar çeçenët” që marrin pjesë në pushtimin rus të Ukrainës, që të premten shënon njëvjetorin e nisjes.

Në dekretin e nënshkruar nga Kadyrovit u tha se kushdo që e meriton këtë medalje duhet ta pranojë nga kryetari i rajonit.

Më herët gjatë këtij muaji, u bën disa ndryshime kushtetuese, përmes së cilave u mundësua që titulli i liderit të Çeçenisë të ndryshohet në “babai i popullit”.

Kadyrov ka dërguar në Ukrainë edhe anëtarë të grupit të tij për të luftuar përkrahë forcave të rregullta ruse në Ukrainë, dhe është raportuar se ai personalisht ka qëndruar në Ukrainë në marsin e vitit të kaluar.

Megjithatë, Kadyrov shpesh ka qenë kritik edhe ndaj komandantëve të lartë rusë lidhur me mënyrën se si kanë udhëhequr pushtimin e Ukrainës.

Në përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës, shtetet perëndimore kanë shprehur mbështetjen e tyre për Kievin dhe janë zotuar se do të rrisin ndihmën ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

Lufta në Ukrainë besohet se ka lënë të vdekur dhjetëra mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago