FOTO&VIDEO

Dikur u braktisën nga prindërit, binjakët e ngjitur fillojnë punën e tyre të parë si elektricistë

Binjakët 19- vjeçarë të ngjitur me njëri-tjetrin nga shteti Punjab i Indisë, të cilët dikur u braktisën nga prindërit e tyre, kanë filluar punën e parë në qeverinë e shtetit.

Por ajo që e bëri lajmin më të mirë për Sohna dhe Mohna Singh nga qyteti Amritsar ishte se ata do të fitonin nga një rrogë secili.

Binjakët do të punojnë si elektricistë për bordin shtetëror të energjisë elektrike, dhe ata e cilësuan si një “punë ëndrrash” për ta.

Binjakët u braktisën kur ishin foshnja dhe  jetonin në një strehë për fëmijët e familjeve të varfra.

Punjab State Power Corporation Limited (PSPCL) u ofroi atyre një punë ku secili do të paguhet rreth 10,000 Rs (100 £) në muaj.

Binjakët kanë marrë një diplomë në elektronikë dhe do të punojnë në dhomën e kontrollit të furnizimit, ku do të kujdesen për pajisjet elektrike.

“Ne i jemi mirënjohës qeverisë së Punjabit për njohjen e talentit tonë,” thanë binjakët.

Ata tërhoqën vëmendjen e zyrtarëve të bordit kur vizituan një vend trajnimi dhe u interesuan shumë për të gjitha gjërat elektronike.

Venu Parsad, shefi menaxhues i PSPCL, i tha gazetës “The Telegraph” se binjakët ishin teknikisht të shëndoshë.

Mësuesit në strehën ku u rritën pasi u braktisën si foshnja dy-muajshe thanë se treguan interes që në moshë të re për riparimin e pajisjeve elektrike.

Binjakët falënderuan institutin “që i rriti” dhe mësuesit e tyre që “i edukuan dhe i ndihmuan të bëheshin të pavaruar.”

Ata thanë se do të “punonin shumë me sinqeritetin dhe përkushtimin maksimal”.

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

13 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago