Gazetari Artan Hoxha, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për shtetin e ri bektashi që ka propozuar Edi Rama.
Hoxha tha se kjo nismë nuk ka lidhje me bektashinjtë dhe se është ide e Edi Ramës. Madje ai shtoi se është ide e një personi që qëndron mbi Edi Ramën.
“Kjo nuk është një nismë e bektashinjve. Bektashinjtë kanë ndihmuar për formimin e shtetit shqiptar dhe janë në shtetin e tyre. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër pas Ramës.
Ky nuk është shteti i baba Mondit, por shteti i Baba Edit!
Të presim të vijë kryeministri këtu dhe do ta marrim vesh hap pas hapi. Nuk duhen stigmatizuar bektashinjtë me këtë histori, kjo është histori e Baba Edit.
Unë i përkas atij besimi. Në Greqi teqeja ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk e njeh atë pronë”, tha Hoxha.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…