POLITIKE

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit merziten që ministri Çeku i tha Gjokoviqit “No vax, no entry”

Tenisti serb me famë botërore, Novak Djokovic, i cili njihet për qëndrimet e tij skajshmërisht nacionaliste, ditë më parë në një intervistë për “Corriere della Serra” ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer dhe për ta vizituar Kosovën.

Ndaj një deklaratë të tillë të tij ka reaguar ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku duke paralajmëruar se Djokovic s’mund të futet në Kosovë meqë s’është vaksinuar.

Ndaj një deklaratë të tillë të ministrit Çeku ka reaguar Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit duke thënë se janë të mërzitur nga një qëndrim i tillë e ministrit Çeku.

“Eparkia e Rashko-Prizrenit është thellësisht e pikëlluar nga postimi i ministrit të Kulturës dhe Sportit të Kosovës z.Çeku se nuk është e mundur ligjërisht që tenisti më i mirë në botë Novak Gjokoviç të vijë në Kosovë sepse nuk e ka marrë vaksinën kundër Covid-it, edhe pse ky detyrim ligjor nuk ka më shumë se një vit në fuqi. Novak Gjokoviq ka shprehur dëshirën për t’i pagëzuar fëmijët e tij në një nga vendet e shenjta në Kosovë, prej nga vjen edhe vetë”, thuhet në reagimin e Dioqëzës së Rashkës dhe Prizrenit.

“Lusim Zotin që kjo çështje të zgjidhet në përputhje me të drejtën e lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve dhe lirinë fetare të të gjithëve, sepse nuk ka arsye ligjore për ndalimin e hyrjes së z. Gjokoviq, i cili vlerësohet si sportist nga shumë shqiptarë të Kosovës”, thekson reagimi i tyre.

 

 

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

2 minuta ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

2 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

4 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

4 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nga sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i Ligjit për Automjetet, për serbët me dokumente të strukturave paralele jo

Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…

10 orë ago