POLITIKE

Diplomati Shaban Murati: Kjo është arsyeja se pse shqiptarët nuk janë trima

Diplomati Shaban Murati, ka thënë se që shqiptarët nuk janë trima, por frikacakë, e ka dëshmuar fakti që kur përkujtohen ngjarje të rëndësishme të historisë së luftërave të popullit shqiptar kundër pushtuesve serbë dhe grekë udhëheqësit më të lartë të shtetit shqiptar kanë frikë të thonë se kundër kujt luftuan.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook, se nuk ndodh kjo me asnjë shtet dhe me asnjë popull tjetër, që të ketë frikë nga kujtesa e vet historike.

Postimi i plotë:

Që shqiptarët nuk janë trima, por frikacakë, e dëshmon fakti që kur përkujtohen ngjarje të rëndësishme të historisë së luftërave të popullit shqiptar kundër pushtuesve serbë dhe grekë udhëheqësit më të lartë të shtetit shqiptar dhe të qeverisë shqiptare në fjalimet e tyre ceremoniale të rastit kanë frikë të thonë se kundër kujt luftuan dhe e mbrojtën atdheun shqiptarët dhe nuk i përmendin me emër as pushtuesit serbë dhe as pushtuesit grekë. Dhe që frikacakëria është sëmundje kombëtare e dëshmon fakti që edhe në disa memoriale për masakrat greke në Jug dhe masakrat serbe në Veri nuk shkruhet kush i vrau dhe kush i masakroi banorët shqiptarë.

Nuk ndodh kjo me asnjë shtet dhe me asnjë popull tjetër, që të ketë frikë nga kujtesa e vet historike.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Ukraina ka goditur fabrikën ruse të ‘komponentëve të raketave’

Forcat ukrainase kanë goditur një nga “fabrikat më të rëndësishme ushtarake” të Rusisë. Kështu tha…

1 orë ago
  • POLITIKE

Ish-kryeministri izraelit akuza të forta ndaj Erdoganit: Po krijon aleancë sunite në rajon

Ish-kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka paralajmëruar për rrezikun e krijimit të një aleance të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Irani pranon plagosjen e ajatollahut të ri

Në ditën e 11 të sulmeve të izraelito-amerikane ndaj Iranit, tensionet janë përqendruar në Ngushticën…

2 orë ago
  • BREAKING NEWS

Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka paralajmëruar se bankat dhe institucionet financiare tani janë…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pamje të autobusit duke u djegur në Friburg të Zvicrës, dikush bërtet në gjuhën shqipe “o e ka djeg vetën”

Pamje tronditëse kanë dalë nga incidenti i rëndë me zjarr që ndodhi në një automjet…

5 orë ago
  • BOTA

Trump paralajmëron Iranin për minat në Gjirin e Hormuzit:“Pasojat ushtarake do të jenë historike”

Presidenti amerikan Donald Trump publikoi një mesazh në Truth Social pas raportimeve se Irani po…

17 orë ago