Dirigjenti, Ivan Fischer, është vaksinuar me dozën e tretë në koncertin e Orkestrës së Budapestit përderisa ishte duke e drejtuar atë.
Përveç Fischer, aksionit iu bashkuan edhe anëtarët e tjerë të vaksinimit.
Ata theksuan rëndësinë e mbrojtjes kundër COVID-19, të cilët bënë një vetë-test të shpejtë gjatë koncertit, derisa muzika nuk u ndal për asnjë moment.
Dirigjenti me famë botërore synon të inkurajojë njerëzit të vaksinohen, ku dëshiron të japë një shembull dhe të tërheqë vëmendjen e publikut ndaj rëndësisë së luftimit të pandemisë.
Veprimi i koreografuar me kujdes ishte një përpjekje për të “rritur më tej ndërgjegjësimin për nevojën për vaksinim” në Hungari, tha drejtoresha menaxhuese e orkestrës, Orsolya Erdodi.
“Vaksinimi mund të na japë mundësinë për të jetuar dhe punuar përsëri në një mënyrë normale të jetës, ashtu siç bëmë para pandemisë,” tha ajo.
Hungaria u bë vendi i parë në 27 anëtarët e BE-së që ofroi vaksina përforcuese për persona që i duan ato.