BOTA

Disa për plazh, e disa për Londër… pamjet nga bregdeti francez në pikun e sezonit

Disa pamje dramatike janë kapur ditët e fundit në Francë, ku në plazhet plot me pushues u shfaqen dhe imazhet e trishta të dhjetëra emigrantëve të paligjshëm që u shfaqën rrufeshëm për të hipur në gomonen me destinacion Anglinë.

Fotot janë realizuar nga një fotograf francez në plazhin e Boulogne-Sur-Mer, që ndodhet rreth 31 milje larg ishullit të premtuar përmes kanalit të La Manshit.

Mes tyre mund të shohësh gra të veshura me hixhab dhe fëmijë të mitur që tentojnë të hipin në gomonen në mes të detit, teksa bashkëmoshatarët e tyre pushojnë me familjarët pranë.

Kanali i La Manshit konsiderohet si një ndër rrugët më të shkurtra për emigrantët e paligjshëm që duan të hyjnë në Britaninë e Madhe. Ky itinerar ndiqet shpesh edhe nga shqiptarët, të cilët për disa muaj me radhë zunë faqet e para të mediave britanike për numrin e madh.

Franca dhe Britania që ndajnë dhe kanalin, shpesh herë kanë pasur marrëveshje për parandalimin e këtij fenomeni të paligjshëm, i cili pavarësisht masave, vijon të lulëzojë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Zelensky: Rusia i dha Iranit Shahede me të cilat sulmoi bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i tha CNN se Rusia furnizoi Iranin me dronë që më…

1 orë ago
  • KRYESORE

Pse SHBA-të e kanë vënë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Presidenti Donald Trump ka thënë se ushtria amerikane ka bombarduar një ishull të vogël pranë…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Protesta për Ligjin për të Huajt, bllokohet rruga në Jarinje në anën e Serbisë

Pjesa e rrugës në anën e Serbisë që çon në kalimin kufitar në Jarinje është…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Sa kërcënuese janë raketat supersonike CM-400 që Serbia bleu nga Kina?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar të mërkurën (12 mars 2026) se vendi i…

9 orë ago
  • KRYESORE

Petkovic del në media për Ligjin e Kosovës për të Huajt: S’po integrohemi në sistemin e tyre e as s’po e njohim pavarësinë

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar…

9 orë ago
  • KRYESORE

Plenkoviq pas deklaratave të Vuçiqit: Kroacia, Shqipëria e Kosova s’e kanë ndërmend të kërcënojnë integritetin territorial të askujt

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, duke komentuar retorikën që po e përsërit presidenti i Serbisë,…

9 orë ago