BOTA

Disfata e dytë e Putinit/ Rusët ikën “me bisht nën shalë” nga ishulli i pushtuar

Ukraina tha se forcat ruse janë tërhequr nga ishulli Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve, shkruan The Guardian.

Gjatë natës, si rezultat i një operacioni të suksesshëm ushtarak, trupat e mbetur u evakuuan me dy skafe dhe me siguri janë larguar  nga ishulli. Aktualisht Zmiinyi është mbuluar nga zjarri, dëgjohen shpërthime. Rezultatet përfundimtare të operacionit janë duke u hetuar”, tha ushtria në një mesazh të postuar në Telegram.

Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale të ishullit Zmiinyi – i njohur gjerësisht si Ishulli i Gjarpërinjve  duket se tregojnë pajisje të djegura në vendngjarje. Ishulli i vogël është një vend strategjik i rëndësishëm në Detin e Zi.

Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria ruse e mbrojtjes e cila tha se tërheqja e trupave ishte shenjë e një vullneti të mirë. Ministria tha se vendimi tregon se “Federata Ruse nuk po pengon përpjekjet e OKB-së për hapjen e një korridori humanitar për të nxjerrë prodhimet bujqësore të Ukrainës”.

Sipas ministrisë, vendimi do të thotë se Kievi nuk mund të sugjerojë më se çdo krizë ushqimore dhe pamundësi për të eksportuar grurë është “për shkak të kontrollit total të Rusisë në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi”.

“Tani i takon palës ukrainase që ende nuk po pastron vijën bregdetare të Detit të Zi, duke përfshirë ujërat e portit”, përfundoi ministria.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago