SPORT

Distria Krasniqi – e teta në Ballkan, e dyta prej sportisteve

Një tjetër sukses madhor i Distria Krasniqit është regjistruar të hënën. Në konkurrencë me yje të sportit botëror, Distria është renditur e teta prej sportistëve më të mirë të Ballkanit.

Nëse për bazë merren vetëm sportistet, Distria është e dyta.

Vendet e Ballkanit janë të njohura për numrin e madh të sportistëve të nivelit më të lartë botëror. Dhe Distria e xhudistët e tjerë elitarë të Kosovës janë në mesin e tyre.

Është Agjencia Bullgare e Lajmeve, BTA, që tradicionalisht shpall sportistët më të mirë të regjionit të Ballkanit. Derisa dhjetëshja e parë për vitin 2025 ishte publikuar më herët, të hënën u shpallën e u shpërblyen më të mirët.

 

Notari rumun, David Popovici, është shpallur Sportisti më i Mirë i Ballkanit për vitin 2025.

Popovici gjatë vitit të kaluar ishte kampion i botës në stil të lirë në 100 e 200 metra. Ai mori 70 pikë në përzgjedhje.

Nikola Jokiq i Serbisë, që bënë karrierë të suksesshme në NBA, u vlerësua sportisti i dytë më i mirë i Ballkanit. I treti ishte Karlos Nasar, peshëngritës i suksesshëm i Bullgarisë. Pasojnë Giannis Antetokounmpo, basketbollisti yll i NBA-së që përfaqëson Greqinë, skitarja kroate, Zrinka Lutiq, atleti grek Emmanouil Karalis, ylli turk i NBA-së, Alperen Sengun, Distria Krasniqi, volejbollisti bullgar, Aleksandar Nikolov dhe Stefanos Ntouskos, varkëtar nga Greqia.

Pikë morën edhe top-sportistë të tjerë nga vendet e Ballkanit, por pa zënë vend në dhjetëshe.

Lara Colturi, skitarja që përfaqëson Shqipërinë, ishte e 15-ta në renditje.

Për më të mirët e Ballkanit kanë votur agjenci të lajmeve nga Bullgaria, Greqia, Rumania, Turqia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Qipro, Kosova, Shqipëria dhe Serbia. Nga Kosova votoi “KosovaPress”.

Në bazë të sukseseve kulmore gjatë vitit të kaluar, titullit të Evropës dhe medaljes së argjendtë botërore, Distria ndoshta ka mundur të jetë edhe për pak pozita më lartë. Por, natyrisht kanë ndikuar edhe aleancat e ndryshme me rastin e votimit.

Edhe vendi i tetë në një regjion të njohur për sport kulmor dhe në konkurrencë me yje të sportit botëror, është sukses i madh për Distrinë, trajnerin e saj, kryemjeshtrin Driton Kuka, dhe xhudon kosovare në përgjithësi.

Mirënjohja për Distrinë është ndarë të hënën. Atë e kanë pranuar përfaqësues të Ambasadës së Kosovës në Sofje.

Distria Krasniqi është më e ranguara në botë prej të gjithë xhudistëve dhe xhudisteve. Tashmë llogaritet edhe prej xhudisteve më të mira në histori. Në Kosovë ka disa vjet që shpallet më e mira. Ishte bindshëm më e mira edhe gjatë vitit të kaluar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago