Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Serbi së fundmi, ku ringu u shndërrua në dhunë masive.
Kik-boksieri grek Giannis Tsoukalas u rrah pamëshirshëm pas një fitoreje që e arriti në Serbi.
Njëri prej shokëve të tij të skuadrës, Pavlos Kochliaridis ishte dëshmitare i skenave të frikshme, ndërsa i përshkroi këto skena si më të këqijat në jetë.
Pas “fightsports.gr”, ai tha se u rrahën pa mëshirë nga mbi 100 vetë, që hynë në ring, ndërsa shtoi se ka dëgjuar se njëri prej tyre mbante edhe thikë në dorë.
Kochliaridis, një nga luftëtarët e suksesshëm dhe me përvojë, ndihet me fat që ky incident përfundoi pa viktima pasi ishte rrezik që të kishte të tilla në Novi Pazar.
Kik-boksierigrek, Giannis Tsoukalas e rrëzoi kundërshtarin Vahid Kitsarasin në luftën për titullin botëror profesionist të WKU në -67 kg dhe më pas plasi sherri e dajaku.
Në videot e publikuara shihen shumë njerëz që e pushtojnë ringun për ta sulmuar Tsoukalas dhe ekipin e tij.
Madje, njëri prej atyre që e godet garuesin grek është pikërisht vëllai i kundërshtarit të tij, Vahid Kitsaras
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…