Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, padyshim është personazhi më i komentuar kohëve të fundit.
Së fundi, një mbështetje të madhe për kryeparlamentaren ka ardhur edhe nga Shqipëria.
Është avokati i njohur, Spartak Ngjela, i cili i ka dhënë një përkrahje Osmani-Sadriut, duke thënë se dita – ditës është duke shkëlqyer me perfomancën e saj.
Madje, ai në një shkrim të publikuar në Facebook ka thënë se kryetarja Osmani presidentit Hashim Thaçi, kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, dhe nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, çdo ditë po ua tregon gogolin e tyre të frikshëm.
Ngjela paralajmëron se Osmani-Sadriu kundërshtarët politikë do t’i mund keq, dhe për këtë thotë se keni për ta parë së shpejti.
Ja shkrimi i tij:
Çfarë po ndodh në Kosovë?
Dita – ditës po shkëlqen Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, zonja Vjosa Osmani.
E dini pse? Sepse nuk ka frikë nga e vërteta.
Po kundërshtarët e saj Thaçi, Mustafa dhe një Veliu,Veliu?
Këta janë të mundur, sepse Vjosa Osmani ka nxjerrë me forcën e saj shpirtërore dhe po u tregon përdita gogolin e tyre të frikshëm: të VËRTETËN.
Kjo është arsyeja që zonja Osmani do t’i mundë keq.
Keni për ta parë.