Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë organizuar “Ditën e Hapur”, me rastin e Ditës së Forcës.
Qytetarët kanë pasur mundësi që të shohin demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
FSK-ja është vizituar dhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se krahasuar me vitet e mëparshme, FSK-ja sot ka më shumë buxhet dhe më shumë armatim.
“Armët, municioni, i cili vazhdimisht po shtohet edhe për nga numri edhe për nga lloji. Nëse e krahasojmë me vitet e mëhershme me qeverisjen tonë kemi dyfishim të numrit të ushtarëve, kemi trefishim të buxhetit, kemi katërfishim të trajnimeve jashtë vendit. Dhe kemi shumëfishim në armatim dhe municion”.
“Armatimi është i blerë nga vend e NATO, SHBA, Turqia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar e të tjerë. Forca jonë po forcohet vazhdimisht dhe me këtë rast po forcohet edhe Republika”, tha Kurti.
Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci tha se po shënohen shumë hapa në përmirësimin e infrastrukturës për FSK-në.
“Sot këtë ditë po e shënojmë edhe me një hap në plotësim e infrastrukturës, atë të fillimit të industrisë ushtarake. Kosova do të ketë fabrikën e parë të municionit dhe laboratorin për dronë”, tha ai.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…