Dita e katërt e intervistimit të Thaçit, kënga patriotike sërish jehon në Hagë

Përkrahja ndaj presidentit Hashim Thaçi që po përballet me drejtësi në Hagë të Holandës po vazhdon edhe sot nga disa shqiptarë atje.

Para Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë lëshuar sërish këngë me motive patriotike pasi që aty pas disa orësh pritet që të vijë i pari i Kosovës.

Tri ditë me radhë Thaçi u intervistua pas propozim-aktakuzës.

Në këto ditë intervistimi nuk mungoi mbështetja e bashkatdhetarëve për Thaçin, të cilët për çdo ditë dolën para këtij objekti drejtësie në Hagë. Ndonëse numri i tyre ndryshoi, flamuri i UÇK-së, brohoritmat dhe këngët nuk munguan asnjë ditë./kk/