POLITIKE

“Koalicioni do të prishet, LDK-ja me partnerët tjerë e bëjnë Qeverinë”

Sot, kryeministri i vendit Albin Kurti e ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun me arsyetimin se ai po përhapë panik te qytetarët në lidhje me Koronavirusin.

Këtë veprim të Kurtit, analisti politik Ramush Tahiri po e sheh si moskoordinim ndërmjet partnerëve të koalcionit e që do të sjellë prishjen e koalicionit.

Ai ka thënë se kriza mes koalcionit është shumë e madhe.

“Kjo tregon se ai është i pakoordinuar me partnerin e koalicionit pasi që të gjithë ministrat janë emëruar ndërmjet dy partive. Kjo tregon se kriza e partnerit të koalicionit është e thellë dhe se qeveria gjithsesi do të bjerë. Albin Kurti donë një arsyetim të ndershëm për rënien e Qeverisë duke e akuzuar se ia ka lidhur duart Kurtit për të vepruar pasi që ministri ka dalë me një propozim që kryeministri e ka penalizuar”, tha Tahiri.

Ai tha se edhe më herët dallimet janë vërejtur ndërmjet koalcionit sa i përket taksës ndaj Serbisë.

“Mua po më duket se Albini ka dalë i pasuksesshëm këta muaj duke përfshirë edhe takimin dhe raportet me Edi Ramën e partnerët e koalicionit dhe marrjen e vendimet vetë siç ishte vendimi për taksen si dhe kërkim falja për heqjen e tarifës me 15 mars”, tha Tahiri.

Sipas tij, problem mbetet rrëzimi i Qeverisë.

“Problemi mbetet rrëzimi i qeverisë, por ekziston mundësia që Kurti me vazhdu si qeveri e pakicës siç e ka vazhduar Ramush Haradinaj, por ekziston edhe mundësia që qeveria me hi në votëbesim dhe me votat e LDK-së me u rrëzu dhe në atë mbledhje me u zgjedh qeveria tjetër me mandatar LDK-në dhe me partner tjetër. Kjo është e vetmja zgjedhje institucionale që e kapërcen gjendjen”, tha ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

9 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

14 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago