Vijojnë prej 3 netësh përleshjet e dhunshme mes myslimanëve dhe hinduve në qytetin britanik të Leicesterit, ndonëse Britania ishte në masa shumë të forta sigurie për shkak të ceremonisë mortore të Mbretëreshës Elizabeth.
Dhuna e mbrëmjes së të hënës kishte përmasa më të mëdha, ku për pasojë mbetën të plagosur 16 oficerë policie. Shefi i policisë së Leicester e cilësoi situatën si mjaft të rënduar dhe sfiduese.
Përleshjet kanë shkaktuar incidente në rrugët e qytetit dhe shpërthyen pas ndeshjes së kriketit mes Indisë dhe Pakistanit.
Video të postuar në rrjetet sociale tregojnë turma të rinjsh të armatosur me shkopinj druri që përplasen me njëri-tjetrin.