Mbrëmja e sotme dhe nga nesër deri të shtunën do të ketë reshje shiu, ndërsa nga fillimi i javës tjetër do të ulen temperaturat derri në minus 5 gradë. Paralajmërimi u dha në Dita Jonë nga meteorologia Tanja Porja.
“Janë zbutur kushtet e motit shtohen vranësirat. Gjatë mbrëmjes dhe natës presim reshje në veri dhe nga nesër reshjet zbresin drejt qendrës e jugut. Reshjet do të vijojnë deri mesditën e së shtunës. Temperaturat të premten do të jenë 0-16 gradë. Rrebeshe afatshkurtra. Reshjet e dëborës do të lokalizohen në 900 metra lartësi. E shtuna sjell rënie të theksuar të temperaturave. Reshje dëbore në zonën lindore. Përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit të shtunën deri të dielën. Fundjava mjaft e ftohtë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës termometri zbret në minus 5 gradë”.
Por ditët e dimrit, sipas meteorologes së A2 CNN do të jenë në fillim të javës tjetër që përkon edhe me krishtlindjet. Porja paralajmëron reshje shiu dhe dëbore dhe ulje të temperaturave. termometri zbret në minus 5 gradë. Temperatura tipike të dimrit gjatë fundjavës.
“E hëna, e marta dhe më pak e mërkura sjellin ditë të vërteta dimri. Reshje shiu në zonat e ulëta dhe bregdet. Reshje bore në zonat malore. Të hënën e të martën rrezikohet edhe zona e ulët nga reshjet e dëborës. Java tjetër shi e dëborë”, paralajmëroi Porja.