BOTA

Ditëlindja e 70-të e “carit” të Rusisë, Putin merr dhuratë një traktor

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kaloi datëlindjen e tij të 70-të në punë, si një ditë të zakonshme, por të paktën jo i vetmuar.

Megjithatë as dita më e veçantë e tij nuk ia hoqi vëmendjen nga Ukraina, që duket se tashmë i është shndërruar në obsesion. Për të diskutuar për situatën, në qytetin e tij të lindjes, Shën Petersburg, mblodhi krerët e disa prej vendeve, që dikur kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik, ndoshta për t’i plotësuar dëshirën e tij të fundit, ringjalljen e “botës ruse”

“Përveç Ukrainës, ku ndodhin ngjarje vërtet tragjike, për fat të keq ndodhin herë pas here konflikte midis shteteve të tjera të afërta në hapësirën post-sovjetike. Duhet të marrim masa për zgjidhjen e tyre”, deklaroi ai.

Megjithatë surprizat nuk i munguan. Pyetjes së gazetarëve se çfarë dhurate i kishte sjellë Putinit për ditëlindje, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, iu përgjigj me një traktor.

Presidenti i Taxhikistanit, Emomali Rahmon, tha se i dhuroi Putinit një grumbull të madh me bostan dhe shalqinj. Ndërsa liderët e tjerë nuk treguan nëse në Rusi kishin ardhur me duart bosh apo plot.

Një urim për shefin e Kremlinit erdhi edhe nga miku i tij i ngushtë, njëkohësisht një aktor mjaft i famshëm në perëndim.

“Sapo kuptova që sot është një ditë shumë e rëndësishme. Sot është ditëlindja e presidentit Putin. Thjesht mendoj se tani po jetojmë në kohë shumë të vështira, por ai është një nga liderët më të mëdhenj botërorë dhe një nga presidentët më të mëdhenj në botë”, deklaroi aktori Steven Seagal.

Madhështia i erdhi nga Çeçenia. Lideri I këtij territori brenda Federatës Ruse, Ramazan Kadyrov, organizoi një paradë masive ushtarake, duke rreshtuar mijëra forca dhe mjete luftarake në Grozny, për të festuar ditëlindjen e mentorit të tij, Vladimir Vladimiroviç Putin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

16 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

17 orë ago