FOTO&VIDEO

“Djalë i mirë që nuk kërkonte telashe”, kush është i riu shqiptar që u vra me thikë në zemër në Itali

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali të shtunën e 18 tetorit, ku një 23-vjeçar shqiptar humbi jetën në qytetin e Perugia-s, si pasojë e një goditjeje me thikë në zemër.

I riu shqiptar është identifikuar si Hekuran Cumani, i lindur në Itali nga prindër shqiptarë, me të cilët jetonte ende në Fabriano, në rajonin Marche. Ai nuk ishte një student në Universitetin e Perugia-s siç u dyshua fillimisht. Cumani ishte një i ri që verës punonte në restorantin e familjes në Senigallia, ndërsa dimrit bënte punë të rastësishme, shkruan La Repubblica.

Ai kishte pasion palestrën dhe tatuazhet, si dhe mbrëmjet jashtë rajonit me miqtë gjatë fundjavave. Profilet e tij në rrjetet sociale e paraqesin shpesh me foto ku ekspozonte trupin e palestruar dhe tatuazhet e shumta që mbulonin pjesë të ndryshme të trupit. Në Perugia shkonte shpesh në mbrëmje gjatë fundjavave me kushëririn dhe një grup miqsh, por nuk ishte përfshirë kurrë në ndonjë incident. Dosja e tij penale ishte e pastër.

Të shtunën ai kishte udhëtuar drejt Perugias nga Fabriano, së bashku me një grup miqsh pikërisht për të kaluar një mbrëmje të këndshme me ta. Ata kishin ndaluar në barin e njohur “100Dieci”, i frekuentuar kryesisht nga studentë. Pikërisht në afërsi të këtij lokali, në parking, ndodhi përplasja fatale mes dy grupeve të të rinjve, që përfundoi me vrasjen e 23-vjeçarit nga një goditje me thikë në kraharor.

“Një djalë i mirë që nuk kërkonte telashe,” kanë përsëritur të gjithë miqtë e tij para hetuesve të që i kanë marrë në pyetje këto orë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të një personi të dyshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë ende publik. Hetimet po mbështeten në dëshmitë e të pranishmëve dhe në pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago