Djali dhe vëllai i Nuredin Lushtakut dorëzohen në Polici

Arbër Lushtaku, djali i Nuredin Lushtakut bashkë me xhaxhain e tij Arif Lushtakun tashmë janë dorëzuar në Polici, pas qëndrimit në arrati që nga mbrëmë kur ndodhi incidenti me policët në Skenderaj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Arbëri dhe Arifi janë dorëzuar në stacionin policor ‘Jugu’ në Prishtinë, ku pritet të intervistohen nga hetuesit policorë. Ata dyshohen për veprën penale “sulm”.

https://www.fmimages.net/nuredin-lushtaku-polici-enver-smakiqi-plagosi-kolegun-e-tij-ishim-ne-rrezik-te-na-vriste-te-gjitheve/