Lajmi se një 48-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e Turqisë nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det tërhoqi vëmendjen e mediave.
Policia në orët e para të mesditës bëri me dije se pas disa orësh kërkime u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi.
Ai u akuzua për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Por avokati, Rezart Kthupi, sqaron për Albanian Post se kjo nuk është “drejtpërdrejt” një vepër penale.
Ai sqaron se nëse flamuri turk do të ishte aset i bazës dhe të kishte cenuar tërësinë e bazës detare, kjo do të ishte një vepër penale.
Por duke qenë se Gjiri i Lalzit nuk është një bazë detare, por një zonë publike dhe e komanduar nga pushteti vendor, kjo nuk përbën një shkelje penale.
Nga ana tjetër, mediat turke e kanë cilësuar si një gjest ‘ i ulët’ që duhet dënuar.
I akuzuari gjatë heqjes së flamurit nuk ka bërë asnjë deklaratë që cekte Turqinë apo marrëdhëniet e Shqipërisë me të.
Madje gjatë heqjes së flamurit nuk ka pasur një grisje apo djegie që mund të çonte edhe në një incident ‘të vogël’ diplomatik.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…