Djali i dëshmorit nga Kosova, Halim Brahimit, Patriot Brahimi, përmes një postimi i ka reaguar duke postuar në Facebook testin për pozitën e zjarrfikësit në KEK, ai është revoltuar me vlerësimin e dhënë gjatë testit që sipas tij në fund nuk përputhen mbledhja e të gjitha pikëve në dy testet.
Sipas përgjigjeve që ka marrë, në testin me shkrim ai ka arritur 70 pikë ndërkaq, ai thotë se nga pikët e mbledhura me shkrim dhe me gojë, ka arritur t’i marrë 54.1 pikë.
Ai shkruan në një shkrim ku duket mjaft i frustruar me gjendjen, kështu si më poshtë (ku po e publikojmë pa ndonjë ndërhyrje).
Postimi i plotë:
Përshendetje të ndëruar qytetarë të Republikes së Kosovës:
Ju kisha lutur , a mundëni me ma shpjegu dikush , së si ka mundësi testin me shkrim me kalu me 70 pikë , e pas intervistesme gojë kur i kanë mbledh pikët nga të dy testet bashkë me dalë 54.1 pikë. A shkon me plus a me minus mbledhja e pikëve.
Apo duhet me jav qu nanën ne zyre per mem pranu ne punë ?
Paramendone një djalë i Dëshmorit çka i bëjnë a shpijunat kanë përparsi .
Mos me kritikoni kur t’ju shajë se jeni ba ma zi se shkijet dhe këtu dihet qe jeni qeveri e korruptuar dhe qe jeni me moral të papaster .
Turpi ju mbuloftë! Ju vraftë gjaku I dëshmorëve!