FOTO&VIDEO

Nuk i fali shpullën në publik, si u identifikua juristi që akuzohet për plagosjen e Edison Begaj

Një shpullë në publik dyshohet se ka qenë arsyeja e plagosjes me armë zjarri të Edison Begaj në Kaninë të Vlorës në maj të këtij viti.

Burimet nga policia e Vlorës bëjnë me dije për Ora News se autori i dyshuar Mitri Prifti e ka plagosur Edison Begajn për arsye të një sherri të mëparshëm banal.

Sipas burimeve, disa ditë para ngjarjes të dy personat janë konfliktuar në një lokal në zonën e Lungomares ku Edison Begaj e ka goditur 36- vjeçarin me shpullë në publik. Ky i fundit se ka falur këtë gjë dhe më pas ka tentuar ta vrasë.

Atentati ndaj Edison Begajt, identifikohet autori që ishte me maskë dhe uniformë policie
Mendohet se ai moment është filmuar nga kamerat e lokalit në fjalë, i cili ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes.

Elementë të tjerë mjaft të rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjes kanë qenë dëshmia e Begajt në polici, i cili ka treguar në lidhje me konfliktin në momentet e para pas ngjarjes si dhe profilet e ADN të gjetura në një makine të braktisur në zonën e Fierit një ditë pas ngjarjes.

Kush është Mitri Prifti

Mitri Prifti me profesion noter në Durrës është kushëri i Jani Zekaj, njeriut që Shullazi ka dashur ti marrë garazhet tek pallati pranë Nisharakut.

Mitri Prifti ka pasur njohje me Edison Begën dhe dyshohet se Prifti e ka qëlluar shokun e tij pas një goditje me shpullë që Bega i ka bërë atij në ambjentet e lokalit.

Mitri Prifti më parë ka qenë i dënuar për drogë në Zvicër.

Prifti mësohet se pas ngjarjes është larguar nga Shqipëria dhe tashmë është shpallur në kërkim.

Ndërkohë vetë i dëmtuari Edison Begaj gjatë marrjes në pyetje nuk ka pranuar të jape detaje rreth konfliktit mes dy shokëve.

Mitri Prifti rezulton të jetë dhe kushëriri i gruas se Edison Begaj, i cili ka ndërruar jetë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago