Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, në një intervistë në ATV ka folur për protestat e 2007-ës dhe ngjarjet që kishin ndodhur atë kohë. Zyba ka thënë se protestat e organizuara dhe aktivizimi i atëhershëm kishte përshpejtuar procesin e shpalljes së pavarësisë, derisa ka thënë se deklarata e shpalljes së pavarësisë është lexuar nga personi joadekuat, duke aluduar në Hashim Thaçin.
“Disa prej detaje janë shumë të rëndësishme. Akti, deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovë nuk është bërë nga njeriu më kompetent. Jemi vend parlamentar. Nuk është bërë nga as kryeparlamentari, as nga presidenti. E kam fjalë nga kush është lexuar nga kush është deklaruar”, ka thënë Zyba në ATV.
Ndaj një deklarate të tillë përmes një videoje, ka reaguar djali i ish-presidentit Thaçi, Endriti.
Ai në llogarinë e tij në “instagram” ka publikuar një video nga momenti i shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës në Kuvend.